Telegrafi

Zelensky do të udhëtojë sot për në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak dhe trupat ukrainase që janë duke u trajnuar atje, është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit britanik, raporton Sky News.

Kjo është hera e parë që Zelensky udhëton në Mbretërinë e Bashkuara, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ai ka realizuar vetëm një udhëtim zyrtar jashtë vendi nga fillimi i luftës, kur shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u ndalë në Poloni për pak disa ditë para Krishtlindjes.

Lexo po ashtu Holanda, Danimarka e Gjermania blejnë 100 tanke Leopard 1 për t’ia dërguar Ukrainës

Zelensky dhe Sunak do të diskutojnë për mbështetjen britanike dhënë për Ukrainën, pajisjet ushtarake që do t’i dërgohen këtij vendi.

Mbretëria e Bashkuara gjithashtu pritet të zbulojnë sanksionet e reja kundër Rusisë, që kanë për qëllim të targetojnë ata që ndihmuan Putinin në pushtimin rus në Ukrainë.

Sunak gjithashtu do t’i ofrojë trajnim ushtarëve ukrainas, ku në të përfshihet trajnimi i pilotimit të aeroplanëve modern. /Telegrafi/