Site icon Telegrafi

Zelensky do të takohet të dielën me Blinkenin dhe Austinin në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do ta vizitojnë nesër kryeqytetin ukrainas, Kievin.

“Unë nuk mendoj se ky është një sekret që njerëzit nga SHBA-ja, nesër do të vijnë tek ne. Sekretari i Shtetit, Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, (Lloyd Austin) do të vizitojnë Kievin”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp të mbajtur në një stacion të metrosë në Kiev.

Lexo po ashtu Zelensky: Nuk do të ketë më negociata nëse Rusia organizon "pseudo referendume" në rajonet e pushtuara

Zelensky tha gjithashtu, “ne do të presim që kur siguria të lejojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë dhe të bisedojë me ne”, raporton cnn.

Kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha javën e kaluar se po punon me ekipin e tij për të përcaktuar nëse duhet të dërgojë një anëtar të lartë të administratës amerikane në Ukrainë.

Lexo po ashtu Zelensky: Luftën mund ta ndalin vetëm ata që e filluan

Theksojmë se shumë liderë shtetërorë dhe të instucioneve evropiane tashmë kanë takuar zyrtarët ukrainas në Kiev.

Ndryshe, Zelensky ka deklaruar gjithashtu se do të ndërpresë bisedimet me Rusinë nëse ushtria ruse vret qytetarët e Mariupolit dhe Vladimir Putin organizon “pseudo referendume” në territoret e pushtuara ukrainase. /Telegrafi/ 

Exit mobile version