Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka publikuar një video, me të cilën i adresohet kombit ukrainas – duke theksuar se është në zyrën e tij në Kiev.
“Nuk po fshihem. Nuk ia kam frikën askujt. Do të qëndrojë sa të jetë e nevojshme për ta fituar këtë luftë”, tha Zelensky në videon e publikuar, transmeton Telegrafi.
Ai madje ka treguar atmosferën që po mbizotëron në kryeqytetin ukrainas – duke ofruar pamje të Kievit nga zyra e tij që gjendet në zemër të qytetit.
Kujtojmë që delegacioni ukrainas dhe ai rus sot janë takuar sërish, për të filluar raundin e tretë të bisedimeve. /Telegrafi/