Site icon Telegrafi

Zelensky tallet me rusët: Në Ukrainë ishte mot kryesisht me diell, por jo edhe në Krime që kishte vranësira

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij më të fundit pas sulmit mbi urën në Krime, ka thënë se sot në vendin e tij ka mbretëruar mot me diell, ku sipas tij në shumicën e territorit të Ukrainës ka qenë me diell ku temperaturat sillen në rreth 20 gradë Celsius.

Me një dozë ironie ai iu referua shpërthimit të fuqishëm në urën që lidhë Rusinë me pjesën tjetër të Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën tre persona, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq, në Krime ishte mot i vranë, por edhe pse temperaturat ishin të larta. Por çfarëdo qofshin retë, ukrainasit e dinë çfarë është mirë dhe se e ardhmja jonë do të jetë me diell”, shtoi Zelensky.

Kujtojmë që Rusia ka njoftuar se një kamion i mbushur me eksploziv në urën e Krimesë që lidhë Krimenë dhe Rusinë, shpërtheu dhe hodhi pjesërisht në erë këtë urë.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtria ruse në jug të Ukrainës akoma do të mbështetet rrugëve detare dhe atyre tokësore, pavarësisht se është dëmtuar ura e Krimesë, që deri më tani ishte përdorur kryesisht për qëllime të furnizimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version