Sapo janë publikuar fotot e presidentit të ri të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Costa ndodhet në Kiev me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pasi të dy u betuan në rolet e reja të premten.
Zelensky tha se lufta e Vladimir Putinit është “gjithashtu kundër një Evrope të bashkuar” dhe theksoi nevojën që kontinenti të “forcohet” dhe të qëndrojë së bashku, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Unë jam mirënjohës për mbështetjen që Ukraina ka marrë që nga dita e parë e pushtimit të plotë të Rusisë”, tha Zelensky.
I am pleased to welcome @antoniolscosta, President of the European Council, to Ukraine today on the very first day of the new leadership in the European institutions.
We discussed our vision for European and global affairs — current challenges and prospects.
This symbolic start… pic.twitter.com/rsXo49FFje
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 1, 2024
Ndryshe, Ukraina po konkurron për t’u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh me shpresën për të forcuar sigurinë e saj mes luftës me Rusinë.
Kallas deklaroi se do të bëjë gjithçka që nevojitet që Ukraina ta fitojë luftën. /Telegrafi/