Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se një takim në katër sy mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, tani ka pak gjasa të ndodhë.
Në deklaratën e tij më të fundit, Zelensky tha se mundësia për zhvillimin e bisedimeve tjera me Rusinë janë sfiduese, por se sipas tij nuk ka opsion tjetër, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër agjencia ruse e lajmeve IFAX, ka raportuar se bisedimet mes dy vendeve janë duke vazhduar përmes një video-linku.
E pas masakrës në Bucha ku qindra civilë ukrainas u vranë nga forcat ruse, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë për prova që do të përdoren si dëshmi për krime lufte në gjykatën ndërkombëtare. /Telegrafi/