Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ndarë një mesazh për popullin ukrainas dhe pjesën tjetër të botës në dy vjetorin e pushtimit rus.
Ai zgjodhi një vend prekës për ta bërë këtë: Hostomel, pak larg Kievit, vend ky ku Rusia kishte zbarkuar në përpjekje për ta marrë Kievin dhe Ukrainën brenda tre ditëve.
Pas një beteje intensive, forcat ruse janë larguar nga Hostomeli, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Zelensky tha se sot ka mirëpritur edhe liderë perëndimorë për takim në atë zonë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri belg, Alexander De Croo dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen janë parë duke u përshëndetur ngrohtësisht me Zelenskyn në Kiev.
Në video, dëgjohet presidenti ukrainas teksa thotë se “secili prej nesh ka 24 shkurtin e tij, kujtimet tona unike nga ajo ditë. Sot secili prej nesh do të thërrasë familjet tona”.
Ai e cilësoi konfliktin si “730 ditë dhimbje, por në të njëjtën kohë 730 ditë shpresë për drejtësi”.
Ndryshe, Rusia si sot para dy viteve ka nisur pushtimin e Ukrainës duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Dear great people of a great country, I am immensely proud of each of you. I admire each one of you. I believe in each one of you. Any normal person wants the war to end. But none of us will allow Ukraine to end.
That is why when it comes to ending the war, we always add: on our… pic.twitter.com/MQttTK8Ex2
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2024