Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan në sulmin e djeshëm me raketa në qytetin Slovyansk në rajonin e Donetskut.
Sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, shtatë raketa S-300 u shkrepën në qytet, transmeton Telegrafi.
Deri të shtunën vonë, u bë e ditur për 11 të vdekur dhe 21 të lënduar. Gjithashtu u raportua se katër të tjerë mund të jenë nën rrënoja.
Policia e Patrullës ka publikuar një video të minutave të para pas granatimeve të djeshme ruse të Slovyanskut. /Telegrafi/
Zelenskyy: more than 50 residential buildings were damaged as a result of the Russian strike on Slovyansk.
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said in his evening address that more than 50 residential buildings, were damaged in yesterday’s missile strike on the city of… pic.twitter.com/DY7MXBCLZg
— NEXTA (@nexta_tv) April 15, 2023