Site icon Telegrafi

Zelensky shtyn “të gjitha ngjarjet ndërkombëtare” për ditët në vijim

Pas raportimeve se Volodymyr Zelensky ka anuluar një udhëtim në Spanjë dhe Portugali, tani është raportuar se presidenti ukrainas ka shtyrë “të gjitha ngjarjet ndërkombëtare” për ditët e ardhshme.

Kujtojmë se mediat raportuan se Mbreti Felipe i Spanjës do të organizonte një pritje për Zelensky të premten.

Udhëheqësi ukrainas më pas pritej të nënshkruante një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh të sigurisë me kryeministrin e Portugalisë, Pedro Sanchez.

Një zëdhënës i qeverisë portugeze tha se Zelenskyy kishte anuluar vizitën, por pa dhënë ndonjë arsye.

Ndërkohë, siç raporton CNN, përcjell Telegrafi, presidenti ukrainas do të anulojë të gjitha ngjarjet ndërkombëtare të planifikuara për ditët në vijim, njoftoi zyra e tij të mërkurën, ndërsa trupat ruse shtyjnë në rajonin verilindor të Kharkiv.

“Volodymyr Zelensky ka udhëzuar që të gjitha ngjarjet ndërkombëtare që përfshijnë atë të planifikuara për ditët në vijim të shtyhen dhe datat e reja të koordinohen”, citohet të ketë thënë zyra e Zelensky në një deklaratë.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mirëkuptimin e tyre”.

Lajmi vjen disa ditë pasi gjenerali më i lartë ushtarak i Ukrainës paralajmëroi se luftimet ishin “përkeqësuar ndjeshëm” në Kharkiv, pasi Rusia pretendoi se kishte pushtuar katër fshatra të tjerë ndërsa zgjeronte ofensivën e saj të befasishme ndërkufitare.

Ndryshe, më shumë se dy vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky ka luftuar për të mbajtur vëmendjen në përpjekjet ushtarake të Kievit për të penguar përparimet nga Moska duke forcuar lidhjet me aleatët.

Së fundmi, ai falënderoi ligjvënësit amerikanë pasi votuan në favor të një pakete të re ndihme me vlerë rreth 61 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, liderët evropianë miratuan një plan për pagesat e rregullta në Ukrainë si pjesë e një pakete prej 54 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version