Site icon Telegrafi

Zelensky: Shkatërrimi i infrastrukturës energjetike është krim kundër njerëzimit

Sulmet e mbrëmshme raketore të rusëve mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, që tashmë është dëmtuar rëndë dhe që shkaktoi ndërprerje masive të shumë pjesë të vendit dhe në Moldavinë fqinje, “janë krim kundër njerëzimit”.

Këto janë komentet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbrëmë iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përmes një video-lidhje, transmeton Telegrafi.

Derisa iu drejtua të pranishmëve në Këshill të Sigurisë, Zelensky theksoi se Ukraina ka propozuar Rezolutë, që do të dënonte “çfarëdo lloj të terrorit energjetik”.

Duke iu referuar faktit se Rusia do të vë veto në një rezolutë të tillë, Zelensky tha se “është e pakuptimtë e drejta e vetos nga ana e palës që po udhëheq luftën”.

Ai i bëri i thirrje Kombeve të Bashkuara që të dërgojnë inspektorët, që do të vëzhgonin dhe vlerësonin gjendjen e infrastrukturës kritike të Ukrainës.

“Kur keni temperatura nën zero dhe dhjetëra miliona njerëz pa rrymë, pa ngrohje e ujë, padyshim se është krim kundër njerëzimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version