Telegrafi

Zelensky shkarkon krerët e organeve të sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar apo riorganizuar krerët e shërbimeve të sigurisë në katër departamente rajonale.

Sipas dekreteve të publikuara në ueb-faqen e zyrës së presidentit ukrainas, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i të parit të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Kievit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu u shkarkua edhe Yuriy Boreichuk nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Ternopilit.

Lexo po ashtu Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit – pjesëtarët e Wagnerit e pësojnë keq nga sistemi raketor HIMARS

Artem Bondarenko është transferuar nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Lviv atë të Kievit.

Nuk është hera e parë që Zelensky shkarkon apo ua ndërron postet krerëve të organeve të sigurisë. Një prej arsyeve është frika e madhe se mund t’i kenë dhënë informacione shërbimeve ruse.

Në anën tjetër, të hënën është raportuar se ushtria ukrainase ka bombarduar shtabin e ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin, që ishin stacionuar në një ndërtesë kolektive në Ukrainë.

Ata e pësuan me jetë kur u lokalizuan dhe bombarduan me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku i tërë objekt është bërë shkrumb e hi. /Telegrafi/