Telegrafi

Zelensky: Rusia po luan me jetën e të burgosurve tanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë “se po luan me jetët e të burgosurve ukrainas” pas rrëzimit vdekjeprurës të aeroplanit ushtarak në perëndim të Rusisë, shkruan BBC.

Ai kërkoi hetim ndërkombëtar pas rrëzimit fluturakes gjatë të mërkurës në rajonin Belgorod pranë kufirit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi Kievi kishte rrëzuar aeroplanin Il-76 me 65 robër lufte ukrainas, gjashtë ekuipazh rus dhe tre shoqërues.

Autoritetet ruse thanë se nuk kishte të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit duke akuzuar Kievin për rrëzimin e Il-76 brenda të cilit dyshohej se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të zënë rob.

Lexo po ashtu Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë

Në anën tjetër Moska gjithashtu theksoi se ukrainasit që gjendeshin brenda fluturakes ishin pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se nuk i ishte thënë të siguronte hapësirën ajrore si në rastet e mëparshme.

Në fjalimin e tij të mërkurën vonë, Zelensky tha se ishte “e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë”.

Zelensky – i cili tani ka anuluar një udhëtim të planifikuar rajonal të lidhur me ditëlindjen e tij të enjten – theksoi se “duhet të vërtetohen të gjitha faktet”. /Telegrafi/