Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po tenton të fsheh provat e vrasjes së civilëve në pjesë të caktuara të Ukrainës që janë nën kontrolli e forcave ruse.
“Kemi informacione se ushtria ruse po ndryshon taktikat dhe se po mundohen të pastrojnë rrugët dhe bodrumet në territoret e okupuara, që janë mbushur me njerëz të vdekur – ukrainas të vdekur”, transmeton Telegrafi.
“Është një përpjekje e tyre që të fshehin provat – asgjë më shumë. Por nuk do t’ia dalin, sepse kanë vrarë shumë njerëz”, shtoi Zelensky.
Këto komente i bëri pas fotografive dhe videove të publikuar ku shihet civilët e vrarë në Bucha, qytezë në afërsi të Kievit, ku trupat ruse akuzohen se kryen masakër para se të tërhiqeshin nga ky rajon.
Të mbijetuarit dhe dëshmitarët nga Bucha, kanë rrëfyer për tmerrin e ushtrisë ruse që vranë civilët ukrainas. /Telegrafi/