Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia ka përdorur një lloj të re të raketës që ka karakteristikat e asaj balistike ndërkontinentale

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se Rusia ka përdorur “një lloj të ri” të raketës në sulmin e sotëm mbi Ukrainën.

“Sot, fqinji ynë i qmendur edhe një herë ka treguar se çfarë në të vërtetë është dhe si e sheh dinjitetin, lirinë dhe jetën e njeriut në përgjithësi. Ai është aq i frikësuar sa që tashmë po përdor raketa të reja”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.

Lideri ukrainas tha se raketa kishte origjinë nga Rusia dhe të “gjitha karakteristikat, shpejtësinë, lartësinë gjatë fluturimit – të një raketa balistike ndërkontinentale”.

Ekspertët e hetimeve sipas Zelenskyt, akoma janë duke hetuar dhe pritet të konfirmojnë llojin e raketës së përdorur gjatë këtij sulmi.

Gjithçka filloi pasi forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia ka shkrepur raketën ICBM në qytetin Dnipro, megjithatë zyrtarët perëndimorë sugjerojnë se ICBM-ja nuk është përdorur në këtë sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version