Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo biznes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video mesazh të ri duke thënë se Rusia “po e shantazhon” Evropën.

Ai thotë se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregon se “askush në Evropë nuk mund të shpresojë se do të ketë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë”.

“Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo biznes”, tha i pari i shtetit ukrainas.

Ai thotë se Rusia “e sheh si kërcënim bashkimin e Evropës” dhe sa më shpejt që biem dakord se nuk mund të varemi nga Rusia, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Presidenti ukrainas përshëndeti gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale – veçanërisht për ushqimin.

Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës, tha ai.

Ndryshe, BE-ja është duke shqyrtuar mundësinë për t’i vendosur sanksione të reja Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version