Telegrafi

Zelensky riorganizon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë disa ndryshime në personel ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

Bauzar në dekretin numër 457/2024 të publikuar në ueb-faqen e zyrës së presidentit ukrainas, Zelensky ka emëruar Oleksandr Trepak, komandat të Forcave për Operacione Speciale në Forcat e Armatosura të Ukrainë, derisa Oleksii Morozov, emërohet në kryer të departamentit të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Dekreti hyn në fuqi në momentin e publikimit, kurse Parlamenti ukrainas pati shkarkuar Oleksandr Kubrakovin nga posti zëvendëspresidentit të Ukrainës dhe ministër i Komunikimit, Territorit dhe Infrastrukturës.

Më 9 maj, Zelensky gjithashtu shkarkoi Serhii Lupanchuk nga posti i Komandantit të Forcave për Operacione Speciale, duke e zëvendësuar me Oleksandr Trepakun.

Në po të njëjtën ditë, kreu i shteti shkarkoi edhe Serhii Rud nga Departamenti i Mbrojtjes, pozitë kjo që ishte mbajtur nga Rud nga 2019. /Telegrafi/