Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi mbi sulmin rus në një ndërtesë të lartë në Dnipro.
“Është një ndërtesë e zakonshme nëntë-katëshe, nga të cilat ka mjaft në qytete të ndryshme të Evropës Lindore dhe Qendrore. Të gjitha katet e kësaj ndërtese – nga i dyti në të nëntin – ranë nga shpërthimi i një rakete ruse”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet dhe ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja gjatë gjithë natës. “Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, shtoi presidenti.
Gjatë sulmit të sotëm në qytetin Dnipro u vranë pesë persona derisa 60 u lënduan. /Telegrafi/