Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin në Kombet e Bashkuara se po planifikon një sulm ndaj centraleve bërthamore në vendin e tij.
“Kohët e fundit kam marrë një tjetër raport alarmues nga shërbimi ynë i inteligjencës. Tani duket se Putini po planifikon sulme në termocentralet dhe infrastrukturën tonë bërthamore, me qëllim të shkëputjes së termocentraleve nga rrjeti elektrik”, tha Zelensky.
Ky i fundit, duke mbajtur një fjalim në anglisht, tha se Rusia përdor satelitët për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara rreth infrastrukturës bërthamore të Ukrainës.
Russia plans to destroy three nuclear power plants and their infrastructure to disconnect them from the power grid – President Zelenskyy.
“And if, God forbid, Russia triggers a nuclear disaster at one of our nuclear power plants – radiation does not respect state borders and,… pic.twitter.com/WLPssZB7sB
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 25, 2024
“Çdo incident kritik në sistemin energjetik mund të çojë në një fatkeqësi bërthamore, një ditë e tillë nuk duhet të vijë kurrë”, tha lideri ukrainas.
“Nëse Rusia, Zoti na ruajt, shkakton një fatkeqësi bërthamore në një nga termocentralet tona, duhet ta dini se rrezatimi nuk respekton kufijtë kombëtarë dhe, për fat të keq, vende të ndryshme mund të ndjejnë pasojat shkatërruese”, pohoi ai.
“Moska duhet ta kuptojë këtë dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për të ushtruar presion mbi agresorin”, tha presidenti ukrainas, ku më pas shtoi se “lëto janë termocentrale bërthamore. Ata duhet të jenë të sigurt”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/