Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka publikuar një sërë fotografish në rrjetet sociale në qyteti Lyman që është çliruar së fundmi.
Qëllimi i postimit të fotografive ishte të dëshmohet se çfarë kanë bërë pushtuesit në këtë qytet, që ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz, transmeton Telegrafi.
“Lymani ynë pas largimit të pushtuesve. Këtu janë shkatërruar të gjitha ëndrrat e jetës. Këtë e bëjnë kudo në territoret që i pushtojnë. Duhet të ndalet kjo çmenduri vetëm në një mënyrë: të çlirohet sa më shpejtë Ukraina, jeta, njerëzimi dhe të triumfojë drejtësia”, ka shkruar Zelensky.
Ndryshe kundërofensiva e ukrainasve, ka bërë që në shumë rajone që ishin nën kontrollin e rusëve të çlirohen dhe ushtria ruse të tërhiqet.
Madje për qytetin e Lymanit, rusët thonë se janë tërhequr nga frika se do të rrethohen nga të gjitha anët nga ushtria ukrainase që është e vendosur të çlirojë çdo pëllëmbë e territorit të Ukrainës. /Telegrafi/
Our Lyman after the occupier… All basics of life have been destroyed here. They are doing so everywhere in the territories they seize. This can be stopped in 1 way only: liberate Ukraine, life, humanity, law and truth as soon as possible. pic.twitter.com/WInSrmQxsA
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 5, 2022