Site icon Telegrafi

Zelensky propozon shkëmbimin e politikanit të arrestuar pro-rus me të burgosur lufte ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi shkëmbimin e politikanit dhe oligarkut ukrainas të arrestuar pro-rus, Viktor Medvedchuk, me të burgosurit e luftës ukrainas, të arrestuar nga Rusia.

“I propozoj Federatës Ruse të shkëmbejë ‘njeriun tuaj’ me djemtë dhe vajzat tona që tani janë në robërinë ruse. Prandaj është e rëndësishme që forcat tona të zbatimit të ligjit dhe ushtria gjithashtu ta marrin në konsideratë këtë mundësi”, citohet të ketë thënë Zelensky, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky poston fotografinë e politikanit pro-rus të prangosur, thotë se Putin është kumbara e vajzës së tij

Zelensky gjithashtu paralajmëroi Rusinë se forcat ukrainase do të “kapnin” më shumë ushtarë.

“… Pavarësisht se sa kohë dhe përpjekje duhet, ne do t’i gjejmë të gjithë. Le të jetë Medvedchuk një shembull për ju”.

“As ish-oligarku nuk shpëtoi”.

Medvedchuk u arrestua në një “operacion special”, njoftoi Zelensky të martën. /Telegrafi/

Exit mobile version