Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka propozuar sot mbajtjen e një samiti global të paqes këtë dimër, në një video-mesazh që Kievi shpresonte se do të transmetohej përpara finales së Kupës së Botës të futbollit në Katar.
Të premten, u raportua se Zelensky i kishte kërkuar organit drejtues të FIFA-s që ta linte të ndante një mesazh paqeje përpara finales, raporton skynews.
“Ne i ofruam botës Formulën e Paqes. Absolutisht e drejtë. E ofruam sepse nuk ka kampionë në luftë, nuk mund të ketë barazim”, tha Zelensky.
This @ZelenskyyUa’s message of world peace could be heard prior to kickoff at the @FIFAWorldCup final.
There is still time for #FIFA to show the video before the game that unites people and symbolizes fairplay. Don’t be afraid that the world will hear the words of peace. pic.twitter.com/8vAzL0wGer
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) December 18, 2022
“Unë shpall iniciativën për të mbajtur një Samit Global të Formulës së Paqes këtë dimër. Samiti për të bashkuar të gjitha kombet e botës rreth kauzës së paqes globale. Tribunat e stadiumeve zbrazen pas ndeshjes dhe pas luftës qytetet mbeten bosh”, pohoi ai.
Zelensky kishte dashur të shfaqej përmes video-lidhjes përpara se Argjentina të përballej me Francën në stadiumin Lusail të Dohas për finalen e Kupës së Botës.
FIFA nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për koment, por ka refuzuar t’i jep fjalën presidentit ukrainas duke pasur parasysh qëndrimin e saj ndaj mesazheve politike në Kupën e Botës. /Telegrafi/