Planifikimi është duke u zhvilluar që presidenti amerikan, Joe Biden ta mirëpresë të mërkurën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Vizita e befasishme do të përkojë me qëllimin e administratës për të dërguar një paketë të re të ndihmës mbrojtëse që do të përfshijë sistemet raketore Patriot, sipas dy burimeve të njohura me planifikimin.
Vizita, e cila nuk është finalizuar dhe po mbahet sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë, do të shënonte udhëtimin e parë jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi një vizitë të mundshme, raporton cnn.
Kujtojmë se Biden kishte vizituar shtetin fqinj të Ukrainë, Poloninë, ku kishte takuar edhe disa refugjatë ukrainas dhe zyrtar të atij vendi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/