Telegrafi

Zelensky pretendon se Rusia po shqyrton kryerjen e sulmit terrorist në centralin bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pretendon se Rusia po shqyrton nxitjen “e një sulmi terrorist” në centralin bërthamore Zaporizhzhia.

Zelensky postoi një video në Twitter, ku tha se ka pranuar informacione nga inteligjenca ukrainase se Moska “po bëhet gati për gjithçka” për të kryer një operacion të tillë, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq, vazhdimisht është dashur t’ua rikujtoj se rrezatimi nuk njeh kufij, dhe kush do të goditet do të përcaktohet vetëm nga këndi i erës”, shtoi Zelensky.

Lexo po ashtu Pasagjerëve të Titanit do t'u mbarojë oksigjeni në orën 13:00, kërkimi është duke u zhvilluar në zonën ku u zbuluan tingujt

Kujtojmë që ushtria ukrainase ka filluar kundërofensivën e shumëpërfolur, për të cilën Zelensky tha se nuk është duke shkuar ashtu siç është pritur – me pretekstin se lufta nuk është një film hollivudian.

Madje ai theksoi se ndihet krenar që vendi i tij po arrin me sukses të zmbraps forcat, e një shteti që konsiderohet fuqi bërthamore. /Telegrafi/