Site icon Telegrafi

Zelensky premton fitore në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shënoi festën e Ditës së Mbrojtësve të Ukrainës të premten duke premtuar fitore mbi Rusinë dhe liri për Ukrainën.

Në një video adresim në kodrat jashtë kryeqytetit Kiev, Zelensky falënderoi forcat e armatosura të Ukrainës për mbrojtjen e vendit të tyre. Ai tha se gjithçka që ishte marrë nga Ukraina do të kthehej dhe asnjë ushtar nuk do të mbetej në robëri, transmeton Telegrafi.

“Duket se armiku aktual në të keqen e tij bashkon të gjithë armiqtë e shtetësisë sonë me të cilët u përballëm më parë”, tha Zelensky në kodrat e pyllëzuara jashtë fshatit Vitachyv, vendi i një poste historike ushtarake me pamje nga lumi Dnipro.

“Duke mposhtur këtë armik, ne do t’ju përgjigjemi të gjithë armiqve që shkelën Ukrainën – atyre që jetuan, që jetojnë dhe do të jetojnë në tokën tonë. Kjo do të jetë një fitore për të gjithë njerëzit tanë. Kjo do të jetë një fitore për të Forcat e Armatosura të Ukrainës”.

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona, ka pluhurosur qytete dhe ka dëmtuar ekonominë globale.

Forcat ukrainase kanë bërë avancime javët e fundit, por Rusia ka kryer sulme të rënda ajrore që goditën objektet energjetike si dhe blloqet e apartamenteve këtë javë. /Telegrafi/

Exit mobile version