Site icon Telegrafi

Zelensky pranon të takohet me Putinin – por vetëm me një kusht

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur sërish në Konferencën e Sigurisë në Munih, duke theksuar se është i gatshëm të flasë vetëm me një zyrtar rus –presidentin Vladimir Putin.

Ky qëndrim vjen pas muajsh tensionesh dhe përpjekjesh të shumta për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.

Zelensky ka shpjeguar se do të pranojë bisedën vetëm pasi Ukraina të ketë arritur një plan të përbashkët me liderët botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtu Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Ai ka theksuar rëndësinë e një qëndrimi të përbashkët dhe të koordinuar për të siguruar një zgjidhje afatgjatë dhe paqe për Ukrainën dhe rajonin, shkruan skynews.

Lideri ukrainas theksoi gjithashtu marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen që ka marrë nga administrata amerikane.

Ai shtoi se Donald Trump i kishte dhënë numrin personal të telefonit dhe i kishte thënë se mund ta thërriste në çdo kohë për të diskutuar çështje të rëndësishme për sigurinë globale dhe situatën e Ukrainës. Kjo ofron një nivel të ri besimi dhe mundësi për të krijuar lidhje më të forta diplomatike mes dy vendeve, edhe në kontekstin e krizës aktuale.

Lexo po ashtu Kufijtë e Ukrainës pjesë e diskutimit, anëtarësimi i saj në NATO 'i pamundur' - Sekretari amerikan i Mbrojtjes i thotë të gjitha

Gjithashtu, Zelensky shprehu shqetësimin për vijimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe shprehu besimin se vetëm një qëndrim i bashkuar i botës perëndimore mund të frenohej agresiviteti i Kremlinit dhe të mbrohej siguria e Ukrainës.

Ai u bëri thirrje liderëve globalë që të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe të japin një mesazh të qartë se çdo veprim i mëtejshëm i Rusisë do të hasë në kundërshtim të fortë dhe sanksione.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version