Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë, disa javë pasi qeveria të cilën ai udhëheq largoi disa figura kyçe nga postet që i mbanin.
Guvernatorët e Luhanskut, Odesas dhe Khmetlnytskyi janë shkarkuar. Deri më tani nuk janë arsyet për këto shkarkime, transmeton Telegrafi.
E Zelensky me këto veprime të “pastrimit” synon ta mbajë qeverinë e tij larg korrupsionit, dhe të ruaj besimin e perëndimit që ka investuar shuma të majme parash për dërgimin e armëve për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
E luftimi i korrupsionit është një nga parakushtet e Ukrainës që t’i bashkohet BE-së, pasi blloku vazhdimisht ka theksuar se Ukraina duhet të ballafaqohet me korrupsionin.
Në anën tjetër, deri më tani nuk ka ndonjë “shkëndijë”, se të shkarkuarit e fundit mund të kenë patur ndonjë lidhje apo akuzë për korrupsion. /Telegrafi/