Telegrafi

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj sulmit raketor në shkallë të gjerë të Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka raportuar se ka diskutuar një përgjigje të mundshme ndaj sulmit në shkallë të gjerë të 26 gushtit të Rusisë në Ukrainë me Oleksandr Syrskyi, komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Sot e nisa ditën me një bisedë të veçantë të gjatë me komandantin e përgjithshëm Syrskyi – duke diskutuar në detaje zmbrapsjen e këtij sulmi raketor, përgjigjen tonë ndaj Rusisë – ne po e përgatisim atë”, tha presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Zelensky theksoi se ata diskutuan gjithashtu vendosjen e aeroplanëve luftarakë F-16 dhe operacionin në rajonin e Kurskut.

“Ne vazhdojmë veprimet tona në zonat e përcaktuara siç ka nevojë Ukraina. Gjatë ditës së kaluar, ne kemi fituar më shumë kontroll dhe kemi rimbushur edhe një herë grupin tonë të shkëmbimit”, tha Zelensky.

Gjatë ditës së sotme, Rusia lëshoi ​​236 dronë në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 102 raketa dhe 99 dronë. /Telegrafi/