Telegrafi

Zelensky po përballet me kohë ‘shumë të vështirë’ dhe rrezikon ‘vetëvrasjen politike’, thotë Klitschko

Volodymyr Zelensky do të përballet me një periudhë “shumë të vështirë” gjatë muajve të ardhshëm, ka paralajmëruar kryebashkiaku i Kievit.

Duke folur për gazetën italiane Corriere della Sera, Vitaliy Klitschko tha se presidenti ukrainas do të duhet të marrë vendime të vështira që mund të çojnë në “vetëvrasje politike”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai paralajmëroi se Zelenskyy mund të duhet të nisë një referendum në Ukrainë nëse një kompromis territorial me Rusinë vihet në tryezë.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë për Volodymyr Zelensky”, citohet të ketë thënë ai.

“A do t’i duhet të vazhdojë luftën me vdekje dhe shkatërrime të reja, apo të shqyrtojë mundësinë e një kompromisi territorial me Putinin?”.

“Çfarëdo lëvizje që ai të bëjë, presidenti ynë rrezikon vetëvrasjen politike. Le të jemi të sinqertë, ne duhet ta fitojmë luftën, por situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo varet nga ndihma që vjen nga aleatët. Do të ishte një makth nëse na duhet të luftojmë edhe dy vite të tjera”. /Telegrafi/