Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “po kthehet në shtëpi me rezultate të mira” për Ukrainën, pas pjesëmarrjes në samitin dyditor të NATO-s në Lituani.
“Po kthehemi në shtëpi me rezultate të mira për vendin tonë, që është shumë e rëndësishme për luftëtarët tanë. Përforcim i rëndësishëm me armë”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se është e rëndësishme se të gjitha dilemat lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen, janë hequr.
Zelensky theksoi se samiti i ka ofruar atij, vendit të cilin udhëheq dhe botës “një pasqyrë të qartë se Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s”.
Edhe pse lideri ukrainas nuk ka mundur që të marrë menjëherë anëtarësimin e vendit të tij në NATO, ka arritur të sigurojë armë nga shumë vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. /Telegrafi/