Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sërish ka dënuar referendumet që autoritetet proruse i kanë kryer në katër rajonet e Ukrainës, duke i cilësuar si farsë – duke theksuar se Ukraina do të mbrojë njerëzit e saj që jetojnë në rajonet e okupuara.
“Kjo farsë në rajonet e okupuara nuk mund të quhet as imitim i referendumit”, shtoi Zelensky na adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi.
Autoritetet proruse në katër rajonet e Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, të martën kanë zbuluar rezultatet e para të ashtuquajturave referendume – duke theksuar se dalja në to ishte mbi 96 për qind.
Zelensky ka thënë se Ukraina do të mbrojë njerëzit e saj që akoma jetojnë në katër rajonet e pushtuara, ku janë mbajtur referendume në rajonin e Donetskut, Luganskut, Zaporizhzhia dhe Kharkivit.
Duke mos dhënë detaje, ka paralajmëruar lajme të mira që të vijnë së shpejti nga fronti.
“Po avancojmë dhe do të çlirojmë vendin tonë”, tha për fund presidenti ukrainas. /Telegrafi/