Site icon Telegrafi

Zelensky përshëndet ‘lajmet e mira’ për rimarrjen e disa vendbanimeve nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ai ka “lajme të mira”, duke pretenduar rimarrjen e disa vendbanimeve nga Rusia.

Thashethemet kanë qarkulluar prej ditësh për një përparim të mundshëm në rajonin lindor të Kharkiv, por pa asnjë fjalë nga zyrtarët ukrainas, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Zelensky nuk pranoi të përmendte se cilat vende ishin rimarrë, duke thënë se “tani nuk është koha”.

Më vete, zyrtarët amerikanë thanë se Ukraina po bënte “përparim të ngadaltë por domethënës” kundër forcave ruse.

Duke folur në fjalimin e tij të natës me video për ukrainasit, presidenti Zelensky tha se kishte “lajme të mira” për suksesin e përfolur të trupave ukrainase.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë trupat ukrainase duke rrëzuar avionin luftarak Su-25, duke goditur pozicionet e armikut me helikopterë dhe që kapin një oficer të lartë rus

“Unë mendoj se çdo qytetar ndihet krenar për ushtarët tanë”, ka thënë ai, duke përmendur njësi të veçanta ushtarake dhe duke vlerësuar trimërinë e tyre në luftime.

Por ai tha: “Tani nuk është koha për të emërtuar vendbanimet në të cilat kthehet flamuri ukrainas”.

Ushtarët ukrainas kanë nisur një ofensivë në jug-lindje të Kharkiv, drejt rajonit lindor të Donetsk, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë.

Disa raporte sugjerojnë se forcat ukrainase mund të jenë disa dhjetëra kilometra larg qytetit të Izyum, një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e furnizimit ushtarak të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version