Site icon Telegrafi

Zelensky përgjigjet në pyetjen nëse beson se vitin e ardhshëm do të përfundojë lufta me Rusinë

Volodymyr Zelensky i është përgjigjur një numri të madh të pyetjeve të gazetarëve ndërkombëtar.

Në ndër pyetjet ishte nëse ai pret që vitin e ardhshëm të përfundojë lufta me Rusinë, raporton skynews.

Lexo po ashtu Shefi i Shtabit të Forcave të Ukrainës thyen heshtjen pasi një pajisje vëzhgimi u gjet në zyrën e tij

Presidenti ukrainas thotë se “askush nuk e di përgjigjen e kësaj pyetje, as edhe komandantët e ushtrisë”.

“Ne kemi mendime dhe ide, por që ato mund të jenë larg realitetit”, thotë ai.

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu u pyet nëse ka ndonjë plan B nëse zvogëlohet ndihma financiare nga Perëndimi.

Edhe pse thotë se ka “rreziqe”, ai thotë se nuk beson se Ukraina do të “tradhtohet”.

“E gjithë kjo për shkak të vizitave të fundit” që bëri duke u përpjekur të bindte aleatët.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version