Telegrafi

Zelensky për sulmin rus në Lviv: Terrori duhet të ndalet

Pas sulmit rus me raketa në Lviv dhe Kryvi Rih të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që terrori duhet të ndalet.

Ai këto komente i bëri në një postim në rrjetin social Facebok dhe platformën X, transmeton Telegrafi.

“Raketat ruse kundër popullit dhe qyteteve tona. Sulmi në Lvivv vrau 7 persona, përfshirë vajzën 14-vjeçe. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Më shumë se 30 tjerë janë plagosur. Ndërtesat kolektive, shkollat dhe qendrat mjekësore janë dëmtuar në qytet”, ka shkruar presidenti ukrainas.

“Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke bërë gjithçka e nevojshme për të minimizuar pasojat e këtij sulmi. Të gjithë të lënduarit kanë marrë asistencën e nevojshme”, shtoi kreu i shtetit ukrainas.

Zelensky theksoi se çdo partner i Ukrainës në mbarë globin që ndihmon vendin e tij me sisteme të mbrojtjes kundërajrore është mbrojtës i jetëve.

“Qdokush që bine partnerët t’i sigurojnë Ukrainë armë me rreze të gjata, që na mundëson t’i përgjigjemi terrorit, po punon për të parandaluar sulme të tilla terroriste ruse në qytetet ukrainase. Terrori duhet të ndalet”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/