Telegrafi

Zelensky për rrëzimin e helikopterit: Do të mbijetojmë, kanë filluar hetimet

Gjatë adresimit më të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka falënderuar të gjithë që kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas rrëzimit të helikopterit, ku pavarësisht se u plasuan informacione të ndryshme rreth numrit të viktimave, në fund është konfirmuar se bëhet fjalë për 14 të vdekur.

Zelensky e ka quajtur vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme dhe zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie, si “humbje e madhe për shtetin”, duke theksuar se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë tjerë që humbën më të dashurit e tyre, transmeton Telegrafi.

“Do të rezistojmë”, porositi Zelensky – duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet për rrëzimin e helikopterit në afërsi të Kievit.

“Shërbimi Sekret dhe organet e tjera kanë filluar hetimet për këtë ngjarje të brendshme. Kam angazhuar të gjitha mekanizmat që të shqyrtojnë të  gjitha rrethanat e kësaj katastrofe”, shtoi Zelensky.

Sipas tij, janë ndërmarrë të gjitha masat si dhe ka emëruar ushtruesit e detyrës në krye të kësaj ministrie.

“Kemi humbur njerëzit që ishin shumë profesionale, atdhedashës dhe lider të pashoq”, tha për fund presidenti ukrainas. /Telegrafi/