Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas goditjes së bllokut të ndërtesave kolektive me raketa ruse në Dnipro, i është drejtuar kombit përmes një video-mesazhi.
Ai tha se po luftojnë për çdo person, për çdo jetë dhe se po bëjnë të pamundurën që të arrijnë të shpëtojnë sa më shumë njerëz që kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.
“Lavdi të gjithë atyre që terrori ua mori jetën. Bota duhet ta ndalë këtë të ligë. Po vazhdojmë me pastrimin e zonës ku ndodhi bombardimi i bllokut të ndërtesave në Dnipro”, shtoi Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi se po “luftojnë për çdo person, çdo jetë.
“Do t’i gjejmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë terror. Të gjithë do të bartin përgjegjësi”, tha ndër tjera Zelensky në llogarinë e tij në Twitter, përmes të cilës shpërndau edhe një video të ndërtesave të shkatërruara në Dnipro. /Telegrafi/
Eternal memory to all whose lives were taken by 🇷🇺 terror! The world must stop evil. Debris clearance in Dnipro continues. All services are working. We're fighting for every person, every life. We'll find everyone involved in terror. Everyone will bear responsibility. Utmost. pic.twitter.com/zG4rIF8nzC
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 14, 2023