Site icon Telegrafi

Zelensky pasi arriti në Uashington: Jam këtu për të falënderuar popullin amerikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Ai u pret nga i pari i shtetit amerikan dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Zelenksy në një deklaratë të shkurtër, të publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, tha se ishte në Uashington “për të falënderuar popullin amerikan, presidentin [Joe Biden] dhe Kongresin [SHBA] për mbështetjen e tyre”.

Ai tha se do të zhvillonte bisedime për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, përpara se të shtonte se “vitin e ardhshëm, ne do ta kthejmë flamurin dhe lirinë e ukrainasve në të gjithë tokën tonë”.

Mesazhi u shoqërua me imazhe të presidentit duke zbritur nga aeroplani gjersa po e prisnin disa zyrtarë amerikanë, raporton cnn.

Kujtojmë se ky është udhëtimi i parë i Zelenskyt jashtë shtetit që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Ndryshe, SHBA ka ndarë një ndihmë të re ushtarake për shtetin ukrainas që kap vlerën e rreth dy miliardë dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version