Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sot është një “ditë historike” pasi Kherson po çlirohet nga pushtimi rus.
Në komente të mëtejshme gjatë një fjalimi video, Zelensky tha se trupat ukrainase po i afrohen qytetit.
Pasi të kenë arritur kufijtë, do të fillojnë me “masa stabilizuese”, citohet të ketë thënë ai.
Por Zelensky paralajmëroi se forcat ruse kishin lënë pas shumë mina dhe eksplozivë, “veçanërisht në objekte jetike”.
Ushtarët ukrainas do të ndiqen nga policia, shpëtimtarët dhe punëtorët e energjisë, ka treguar ai.
“Mjekësia, komunikimi, shërbimet sociale po kthehen… jeta po kthehet”, shtoi ai. /Telegrafi/