Ndalesa e radhës për Volodymyr Zelensky sa i përket turneut virtual nëpër parlamentet botërore, ishte Belgjika ku ligjvënësve të këtij vendi u mbajti fjalim – duke ua bërë me dije se po ndodhë një krizë humanitare në Mariupol.
Qyteti port në jug të Ukrainës, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse që kur filluan pushtimin e këtij shteti evropian, transmeton Telegrafi.
Zelensky i tha deputetëve belgë se mijëra civilë janë vrarë në Mariupol – duke theksuar se të gjithë duhet ta dinë se po ndodhë një katastrofë humanitare në këtë qytet ukrainas.
Ai gjithashtu ka kërkuar më shumë ndihmë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/