Site icon Telegrafi

Zelensky: Nuk kemi mjaftueshëm energji elektrike, gjendja është shumë e rëndë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje sot kompanive dhe qytetarëve që të vazhdojnë me kursimin e energjisë elektrike.

“Sot punonjësit tonë nëpër centrale është dashur të aplikojnë jo vetëm shkyçjen por edhe ndaljen e jashtëzakonshme. Kjo është shkaktuar nga niveli më i lartë i konsumit sesa që shteti mund të sigurojë për momentin. Nga mbrëmja e sotme, situata është veçanërisht e vështirë në Kiev dhe rajon, si dhe në rajonet e Vinica, Sumi, Ternopil Cherkasi, Odesa dhe në qytetet e tjera”, shtoi Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Tentoni të kufizoni konsumin e energjisë elektrike, në veçanti në orët e mbrëmjes. Natyrisht në hapësirat publike, duhet të ketë kursim edhe më të madh”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Kujtojmë që Ukraina ka qenë cak i sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse, që për objektiv kanë shkatërrimin e infrastrukturës energjetike.

Nga ky veprim i rusëve, miliona shtëpi në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike, kur tani me ardhjen e dimrit dhe rënien e temperaturave, kjo krizë do të ndihet edhe më shumë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version