Kur filloi agresioni rus, ekspertët perëndimorë besonin se Moska donte të rrëzonte qeverinë ukrainase dhe të instalonte udhëheqjen e saj.
Në atë kohë ekzistonte edhe frika për jetën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithëse ai mbeti në kryeqytetin e vendit.
Por në komentet e reja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se vendi i tij “nuk ka ndërmend që me ‘operacionin special’ për të ndryshuar qeverinë në Ukrainë”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Ai tha se Vladimir Putin “ka folur tashmë për këtë”.
Rusia ka përmendur një sërë qëllimesh për luftën e saj në Ukrainë, duke përfshirë ndihmën për rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit dhe luftën kundër të ashtuquajturës “enklava anti-ruse”.
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov kishte thënë në fillim të agresionit se ndryshimi i regjimit në Ukrainë nuk ishte qëllimi – por ai më vonë bëri një deklaratë kontradiktore.
Në korrik, ai tha: “Ne patjetër do të ndihmojmë popullin ukrainas të çlirohet nga regjimi që është absolutisht antipopullor dhe antihistorik”.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë janë parë duke dërguar furnizime me raketa Brimstone 2 në Ukrainë, sipas The Telegraph.
Mbretëria e Bashkuar dërgoi raketa Brimstone në Ukrainë rreth gjashtë muaj më parë, por ky model i fundit ka dyfishin e rrezes së versionit të mëparshëm – duke lejuar forcat e mbrojtjes të synojnë pozicionet ruse edhe më larg.
Gjatë fundjavës, kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi një paketë të mëtejshme ndihme prej 50 milionë funte për Ukrainën. /Telegrafi/