Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është i bindur se lufta në Ukrainë do të përfundonte automatikisht nëse lideri rus Vladimir Putin do të vdiste.
Zelensky ishte i ftuar në emisionin special të David Letterman, “My Next Guest Needs No Introduction”, që u filmua në metronë e Kievit, gjë që herë pas here të dëgjohej zhurma e trenave, transmeton Telegrafi.
“Supozoni se Putini ftohet dhe vdes ose bie aksidentalisht nga dritarja dhe vdes, a do të vazhdojë lufta”, pyeti Letterman presidentin ukrainas.
“Jo, atëherë nuk do të kishte luftë. Regjimi autoritar është i tmerrshëm. Ekziston një rrezik i madh që gjithçka mund të vendoset nga një person”, u përgjigj Zelensky.
“Pra, kur Putini të largohet, të gjitha institucionet ndalojnë. Diçka e ngjashme ndodhi në Bashkimin Sovjetik. Gjithçka u ndal. Besoj se do të ishte e vështirë për ta pa të. Më pas ata do të fokusoheshin në politikën e brendshme, jo në politikën e jashtme”, shtoi Zelensky gjatë një interviste që do të publikohet në Netflix.
Shoumeni pyeti presidentin ukrainas se cilat janë planet e tij pas përfundimit të luftës.
“Unë do të mbetem president derisa të fitojmë, dhe pas kësaj nuk e di. Nuk po mendoj për këtë tani. Do të doja të shkoja në plazh. Të jem i sinqertë, David, thjesht dua të shkoj në plazh kur të fitojmë luftën, do të doja shumë të pija një birrë”, theksoi Zelensky. /Telegrafi/