Site icon Telegrafi

Zelensky: Në Severodonetsk po vendoset për fatin e pjesës lindore të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se lufta për qytetin në Severodonetsk do të mund të vendoste për rrjedhën e luftës në lindje të vendit.

“Në shumë aspekte, atje po vendoset për fatin e Donbasit”, tha presidenti ukrainas, derisa në zonën industriale kanë shpërthyer luftëra të ashpra me forcat separatiste pro-ruse, transmeton Telegrafi.

Ai ndër tjera theksoi se trupat ukrainase i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave të armikut.

Lexo po ashtu Rrëfimi i heronjve të misionit të pamundur në Mariupol: Si i evakuuan me helikopter disa ushtarë të plagosur nga fabrika e Azovstalit

Sergeie Hayday, guvernatori i Luganskut, që është rajon fqinj i Donbasit dhe Donetskut, ka thënë se forcat speciale ukrainase kanë filluar të tërhiqen pasi që Rusia ka filluar me shkatërrimin dhe granatinimin si dhe sulmet ajrore.

“Forcat tona sërish po kontrollojnë disa pjesë të qytetit”, tha ai për mediat lokale.

Ndërkaq pranoi se akoma po vazhdojnë luftime, dhe se forcat ukrainase me tërë kapacitetin po mbrojnë Severodonetskun.

“Është e pamundur të thuhet se rusët kontrollojnë plotësisht qytetin”, shtoi ai.

 

 

Exit mobile version