Telegrafi

Zelensky në parlamentin australian bën thirrje për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione të reja më të fuqishme kundër Rusisë, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Parlamentin Australian.

Australia prej fillimit të pushtimit rus, ka furnizuar me pajisje ushtarake dhe humanitare Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se granatimet do të vazhdojnë në Chernihiv, pavarësisht premtimeve të Kremlinit

Gjithashtu ka ndaluar eksportimin e shumë produkteve nga Rusia, madje i ka vendosur 476 sanksione.

E për sanksione më të fuqishme Zelensky bëri thirrje gjatë fjalimit të tij – duke theksuar se nga bisedimet Ukrainë-Rusi deri më tani nuk ka patur asgjë specifike. /Telegrafi/