Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërndarë imazhe të sulmit të sotëm në qytetin e Khersonit.
Tani është konfirmuar se sulmet me raketa ruse kanë lënë të vdekur të paktën shtatë persona, raporton skynews.
Duke shkruar në Telegram, ai tha se “rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si me ‘përmbajtje të ndjeshme’. Por kjo nuk është përmbajtje e ndjeshme – është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve”.
“Vendi terrorist vazhdon granatimet e popullsisë civile në Kherson. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit. Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo është nuk është luftë pasi që sipas rregullave të përcaktuara është terror”, pohoi i pari i shtetit ukrainas.
“Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se kundër çfarë të keqeje absolute po luftojmë”, përfundoi ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/