Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev një delegacion të Kongresit amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës, Mitch McConnell.
Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.
“Faleminderit që po na ndihmoni në këtë luftë që nuk është vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtetë”, ka shkruar 44-vjeçari në Instagram.
Është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën (sot) dhe nëse delegacioni amerikan është ende në kryeqytetin ukrainas.
Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden nuk e ka ndërmend ta vizitojë për momentin shtetin ukrainas ndërsa javë më parë ka takuar refugjatët ukrainas në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.
Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka takuar liderin ukrainas në Kiev, ku të njëjtën gjë e ka bërë edhe Nacy Pelosi, kryetarja e Kongresit amerikan. /Telegrafi/