Site icon Telegrafi

Zelensky i mbijetoi të paktën tre tentim-vrasjeve, Putini dërgoi anëtarët e grupit paramilitar Wagner dhe çeçenët – por dështuan  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka mbijetuar të paktën tre tentim-vrasjeve ditëve të fundit, shkruan Times.

Kjo e përditshme raporton se mercenarët rusë nga grupi paramilitar Wagner Group dhe forcat speciale çeçene, ishin dërguar në Ukrainë për ta eliminuar Zelenskyy, por për fat të mirë deri më sot nuk kanë pasur sukses, transmeton Telegrafi.

Madje, Ukraina ka arritur që disa prej këtyre tentim-vrasjeve t’i zbulojë me kohë dhe të parandalojë organet e sigurisë ruse të vrasin Zelenskyy.

Lexo po ashtu Blinken: Ne nuk kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse vjen tek ne

Times shkruan se grupi paramilitar rus Wagner Group që kanë afërsi të madhe dhe të drejtpërdrejtë me Vladimir Putinin, kanë pësuar humbje të mëdha derisa kanë tentuar të kryejnë vrasjen e Zelenskyy, kjo pasi ekipi që kujdeset për sigurinë e presidentit ukrainas ishte mirë informuar dhe ka reaguar me kohë.

Një i tillë është parandaluar të shtunën e kaluar, ku autoritetet ukrainase njoftuan se vrasësit çeçenë janë eliminuar në periferi të Kievit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version