Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se mund të ketë mbi 2.500 të burgosur nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, që tani janë duke u mbajtur në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
Gjatë një video mesazhi drejtuar popullit ukrainas, Zelenskty theksoi se rusët vazhdimisht po i ndryshojnë politikat e tyre kur bëhet fjalë për të burgosurit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Madje është përfolur se shumica prej tyre do të ulen në bankën e të akuzuarve në republikën e vetëshpallur të Donetskut, ku do të gjykohen luftëtarët ukrainas që ishin brenda Azovstalit.
I pyetur nëse beson se ata janë duke u torturuar nga rusët, presidenti ukrainas tha se nuk është në interesin e Rusisë ta bëjë një gjë të tillë, pasi po monitorohen nga e tërë bota – madje dorëzimi i tyre është transmetuar nga të gjitha mediat botërore. /Telegrafi/