Site icon Telegrafi

Zelensky mban takim me gjeneralët: Situata është shumë e rëndë, por nën kontroll

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një mbledhje me Shtabin e Përgjithshëm, ku komandantët e forcave të armatosura janë informuar për situatën aktuale në vijën e frontit.

Zelensky u ka përcjellë informacione për gjendjen aktuale në front, me theks të veçantë për mobilizimin dhe situatën specifike se çfarë po ndodh dhe ku, transmeton Telegrafi.

“Dëgjova raporte të detajuara në seancën e shtabit për çdo pozicion luftarak, çdo pikë të nxehtë. Gjenerali Sirski informoi për betejën e Bakhmutit dhe komandën e mbrojtjes ajrore Horticia – si i mbrojmë pozicionet tona, si e forcojmë këtë front dhe sa forca armike vrasim”, shtoi Zelensky.

Lexo po ashtu Ukrainasit kanë shkatërruar një tjetër tank rus T-90 Proboj

“Gjenerali Sodol raportoi për betejën në Vuhledar, grupin operativ-taktit në Donetsk. Situata është shumë e vështirë. Ne po luftojmë. Po mposhtim pushtuesin dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të mëdha Rusisë. E përsëris vazhdimisht: sa më shumë Rusia të humb në Donbas, Bakhmut, Vuhledar, Marinka dhe Kreminë, mund ta përfundojmë këtë luftë më fitore”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky dëgjoi gjithashtu raporte për situatën në jug. Në veçanti për situatën në front në Odesa, atje ku thuhet se nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë.

Gjenerali Oleksandr Tarnavski raportoi për “rezultatet konkrete të mbrojtjes” të grupit të trupave operative-strategjike Tavria. Gjenerali Serhij Naieva paraqiti një raport për frontin verior dhe Kievin.

Lexo po ashtu Instituti amerikan i Luftës: Probleme financiare, Putin ka dështuar t’i paguajë mercenarët

Presidenti ukrainas tha se ministri i Punëve të Brendshme ka raportuar për formimin e një garde të re ofensive.

“Ka rezultate të shkëlqyera. Është një përvojë që tregon se si njerëzit mund dhe duhet të motivohen”, vuri në dukje Zelensky.

Presidenti shtoi se këtë formë të punës do ta vazhdojë edhe në mbledhjen e ardhshme të Shtabit, dhe në informimin e opinionit për menaxhimin e mbrojtjes.

Lexo po ashtu Macron i konfirmoi Zelenskyt se do ta mbështes planin 10 pikësh të paqes së Ukrainës

“Dua që njerëzit tanë të dinë dhe të kuptojnë se ne jemi duke përgatitur dhe mbajtur gjërat nën kontroll. Sigurisht, çështjet ushtarake, detajet e operacioneve të inteligjencës nuk mund të shpjegohen plotësisht. Por unë dua që njerëzit tanë të gëzojnë një siguri të caktuar tani, dhe një ndjenjë se Ukraina po shkon drejt qëllimeve të saj”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/

Exit mobile version