Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ka marrë “sinjale të forta” nga aleatët në lidhje me mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj kundër Ukrainës.
Duke folur në fjalimin e tij të natës drejtuar popullit të tij, udhëheqësi ukrainas tha se do të kishte “pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”, transmeton Telegrafi.
“Tradicionalisht dua të falënderoj të gjithë ata që aktualisht po e mbrojnë shtetin në fushën e betejës”, u shpreh ai.
“Dua të vë në dukje të gjithë ata që mbrojnë rajonin e Donetsk-ut. Luftimet më brutale dhe më parimore po zhvillohen atje”.
Forcat ukrainase në Bakhmut në vijën e frontit lindor kanë qenë nën sulme të pamëshirshme për muaj të tërë, ndërsa forcat ruse kërkojnë të depërtojnë me valë ushtarësh.
Zelensky e përfundoi fjalimin e tij si gjithmonë: “Lavdi Ukrainës!”. /Telegrafi/