Telegrafi

Zelensky: Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e ukrainasve

Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë”, shtoi presidenti ukrainas për CNN.

I pyetur nëse mund të imagjinonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai tha: “atëherë nuk do të jetë një fitore”, transmeton Telegrafi

Duke folur për rebelimin e shkurtër të nisur nga shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, Zelensky tha se ai tregoi se Vladimir Putin “nuk kontrollon gjithçka”.

Lexo po ashtu Fillon ndërtimi i kampeve në Bjellorusi për pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner, publikohen imazhet që e dëshmojnë këtë

Përsa i përket përgjigjes së presidentit rus ndaj tentativës për grushtshtet, homologu i tij ukrainas tha: “Ai është i dobët. Së pari, ne shohim se ai nuk kontrollon gjithçka. Wagner po shkon thellë në Rusi dhe po pushton disa rajone, gjë që tregon se sa e lehtë është të bëhet pasi Putin nuk e kontrollon situatën në rajone”, tha ai.

“E gjithë ajo fuqi vertikale që kishte ai po shembet”, shtoi presidenti ukrainas, i cili nga fillimi i luftës është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/